Her er noen ord du må forstå for å kunne lese dette heftet: Fjalë të rëndësishme në këtë broshurë

Like dokumenter
Her er noen ord du må forstå for å kunne lese dette heftet:


Kommunikasjonsperm. Overvåking og undersøkelser side 1. Smerter side 2. Naturlige funksjoner, eliminasjon side 3. Sengeleie og stell side 4

Kushtet e Punës. Kushtet e Punës RBG.6-T-001. A. Llogaritë RBG.6-T-001

Eksamen FSP5804 Albansk II PSP5502 Albansk nivå II. Nynorsk/Bokmål

Kartlegging av leseferdighet Trinn 4-5 på albansk

Vold i nære relasjoner, tvangsekteskap og kjønnslemlestelse. Et undervisningsopplegg for nyankomne innvandrere

: albansk Informasjon til enslige mindreårige asylsøkere INFORMACIONE PËR AZILKËRKUES TË MITUR PA SHOQËRUES PËR MOSHAT NGA 15 DERI NË 18 VJEÇ

EFEKTIVITETI I NDIHMËS JURIDIKE NË PROCESIN PENAL NË SHQIPËRI

E VËRTETA E QARTË. Përgatiti. Abdurrahim Balla

Krijimi i hartës së shërbimeve mbështetëse për viktimat e dhunës ndaj grave në Kosovë *

BOTA: VEND LOJЁRASH APO VEND BETEJE?

oppgavehefte SKOLESTART 2015 C2016 Velkommen til Osloskolen 1 3Oslo kommune Utdanningsetaten Eget for barna i midten.

QЁLLIMI I KЁTIJ CICERONI

UNIVERSITETI I GJAKOVЁS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT-PROGRAMI FILLOR

PJESA E PARË PJESA E PËRGJITHSHME. Kapitulli I DISPOZITAT THEMELORE. Fushëveprimi i ligjit Neni 1

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština Assembly

Standardet e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, për viktimat e dhunës në familje, në qendrat rezidenciale, publike dhe jopublike

Titulli: Raport alternativ i organizatave joqeveritare ndaj raporteve shtetërore për gjendjen e të drejtave të fëmiut në Republikën e Maqedonisë

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 31 / 28 GUSHT 2013, PRISHTINË LIGJI NR. 04/L-149 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly PJESA E PARË PJESA E PËRGJITHSHME

Eksamen FSP5801 Albansk I PSP5500 Albansk nivå I. Nynorsk/Bokmål

LIGJ. Nr. 92/2014 PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 1 KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KREU I

Sforcimet rreth tunelit në rastin e gjendjes së sforcuar fillestare anizotrope:

Shërbimi i emrave në internet nëpërmjet protokollit DNS.

Siperfaqja e lokacionit S=5.87Ha

Informasjon til foreldre om ekteskap Hva skal foreldre bestemme?

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA TË GJITHË SHKOLLARËVE REVISTA DITURIA U URON PUSHIME TË KËNDSHME!

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

TEMATIKA SURREALISTE DHE RISITË E TRAJTUARA TEK SHKRIMTARËT GREKË DHE FRANCEZË TË VITEVE 1930

Arbeidet mot Tvangsekteskap og Kjønnslemlestelse i Midt-Norge Hva som er nytt? Fiffi Namugunga Regionalkoordinator TVE/KLL, IMDI Midt-Norge

Republika e Kosov. Republika Kosova - Republic of PROCUREMENT REVIEE BODY VENDIM

Informasjon til ungdom om tvangsekteskap Hva kan du bestemme selv?

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT MATERIAL MËSIMOR MBËSHTETËS PËR REALIZIMIN E PROGRAMIT TË MODULIT PROFESIONAL SHËRBIMI I KLIENTIT

50 V diarko BL - A3 BL - A2 BL - A1 BL - A3 BL - A2. Plani Regulativ Urban "Kuadranti F5.5, F5.6 dhe F5.7" ORTO FOTO. diarko sh.p.k. diarko.

Tilknytning som forståelse for barns behov. Kjersti Sandnes, psykologspesialist/universitetslektor.

PARIMET BAZË NË KULTIVIMIN E BIMËVE MJEKËSORE. Gjendja e burimeve bimore në Bullgari dhe perspektiva për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike

Kryeredaktor: Erl MURATI Zv/kryeredaktore - Rezarta DELISULA Tel:(04) , Fax:(04)

ALB690 PREZANTIMI CESVI

10 KINEMATIKA DHE DINAMIKA E MEKANIZMIT MOTORIK

Arbeidet mot Tvangsekteskap og Kjønnslemlestelse i Midt-Norge. Fiffi Namugunga Regionalkoordinator TVE/KLL, IMDI Midt-Norge

PLANI I PËRGJITHSHËM (GJENERAL) URBANISTIK PRIZRENI PËRMBAJTJA

Min historie som 6 åring. Tung kropp Vondt Taushet

f~a~ Pa~~e~ -Per~ie~ia e M~retit Dele~atit te M~reti -fiala e I I vjtl Te poltisurit e fronit te Shqipenies

Efendi Rexhepi: Kërkoj të jeni në shërbim të vlerave kombëtare dhe fetare

Europarådets konvensjon om forebygging av vold mot kvinner og vold i nære. Istanbulkonvensjonen. Trygghet fra frykt fra vold.

Å KOMME UT AV VOLDSSPIRALEN - KVINNER MED MINORITETSBAKGRUNN

Lærerens bok Vold i nære relasjoner, tvangsekteskap og kjønnslemlestelse

BLERJE MATERIALE PASTRIMI DHE DETERGJENTE

Diskusjonsoppgaver til elevheftet «Vold i nære relasjoner et undervisningsopplegg for nyankomne innvandrere»

Planit Rregullues Urban ZONA EKONOMIKE -Prishtinë

Vlerësimi Socio Ekonomik, Mjedisor dhe Strategjik Termocentrali i Korces. Termocentral i Gazit me Fuqi te Kombinuar GPP Korça sh.p.

Barn og familie. samfunnskunnskap.no. Ingebjørg Dolve og Janne Grønningen

Om Traumer. Rana RK Aslak E Himle Psykologspesialist

Kultur og ekteskap av Ota Ogie PhD i språkvitenskap

1 Vår onn med nye mu lig he ter. Ver di ska ping på vest lands byg de ne ba sert på res sur ser og opp le vel ser

Tvangsekteskap STFIR Tvangsekteskap av Helsesøster/Rådgiver Justina Amidu- RVTS-M

Terskelen er gjerne høy for å ta kontakt, og det er derfor viktig å få rede på om det har hendt noe spesielt i familien.

Høstkonferanse 1. og 2. oktober 2013

- skal fagbevegelsen bry seg? Menns vold mot kvinner. Av Tove Smaadahl. Krisesentersekretariatet

En voldsfri barndom. «Ser du meg ikke?» Barneombud Anne Lindboe

Barnevern: Thorkildsen gir biologiske foreldre mindre makt

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (12)

Forebygge og forhindre æresrelatert vold i skolen

Utsatt for kriminalitet? En veiviser til hjelp

Minoritetsrådgivere i videregående skole

med en ball, men beg ge var for langt unna til at Frank kun ne tref fe dem. Frank så seg om. Ka me ra ten Phil Co hen sto rett i nær he ten.

2 Familiemønster og samlivsformer, livsfaseseremoniar. 5 Barns rettar og foreldrerolla. 8 Demokrati og verdiar

2 Familiestrukturer og samlivsformer, høytider, merkedager og livsfasesermonier. 5 Barns rettigheter og foreldrerollen. 8 Demokrati og verdier

Albansk versjon trinn Lexim përpilim

Politikk, individ og samfunn

Innhold. Ka pit tel 1 Inn led ning Barn og sam funn Bo kas opp byg ning... 13

Del I InDustrIutvIklIng: en fortelling om fornyelsen av luftfart... 15

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Programi mësimor ARSIMI PROFESIONAL. Programi 2007 Postë dhe Telekomunikacion Niveli I dhe II

Foreldreinformasjon. «Se meg, hele meg» i barnehagen

Fra svikt til omsorg - EN FORTELLING OM HVORDAN OMSORGSSVIKT KAN BRUKES SOM EN RESURS.

Statistikk ung.no, 2. kvartal 2015

Æren sitter i de andres blikk om ære og sosial kontroll

STYRK ROLLEN SOM FRIVILLIG I MØTE MED INNVANDRERE

ISH-TE PERNDJEKURIT, KUSH PERFITON KESTIN E DYTE

Statistikk ung.no, 1. kvartal 2015

Sistem Manaxhimi Financiar

Adresa: Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë, Tel/Fax: (4) SHPËRNDARJA E KREDITEVE KODI I LËNDËS SEMESTRI KREDITE (Totali) i pare

Det neste er vigsel (bryllup). Etter bryllupet sender vigsler papirer tilbake til skatteetaten. Man mottar etter få uker bryllupsattest i posten.

PROGRAMI ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE PËR SHKOLLAT E MESME LËNDA:

Pershkrimi. Sirtar (ngjyrë e hirtë) (nuk ka fjoka) Tavolinë pune 160x80cm (18 copa) Tavolinë pune 160x80cm (18 copa) Tavolinë pune 160x80cm (8 copa)

Samarbeid mellom skole og foresatte

Statistikk ung.no, 1. kvartal 2018

Den nødvendige samtalen - med barn Psykologspesialist Anne-Kristin Imenes 1

For barnas beste, må DU tørre å tenke det verste! Stine Sofies Stiftelse

PËRGJEGJËSI BRENDA A NATO-s

Tvangsekteskap, kjønnslemlestelse og alvorlige begrensninger av unges frihet. Fiffi Namugunga Regionalkoordinator TVE/KLL, IMDI Midt-Norge

Last ned Voldtatte følelser - Hanne Dahl. Last ned. Last ned e-bok ny norsk Voldtatte følelser Gratis boken Pdf, ibook, Kindle, Txt, Doc, Mobi

Kommunikasjon med barn og ungdom i vanskelige livssituasjoner. Anne Kirsti Ruud 18 nov 2015 Nic Waals Institutt

Statistikk ung.no, 2. kvartal 2016

Statistikk ung.no, 3. kvartal 2015

Drammensprosjektet. Erfaringer til inspirasjon En oppsummering fra prosjektet Vold i nære relasjoner æresrelatert vold

Barnevernskonferansen 2014 Oslo og Akershus. Klækken hotel,

Transkript:

Her er noen ord du må forstå for å kunne lese dette heftet: Fjalë të rëndësishme në këtë broshurë ansvar avhengig barndom barneoppdragelse barnevernet beskyttelse forbudt fysisk individ kjønnslemlestelse kriminalitet likestilling likeverd migrasjon nettverk nære relasjoner përgjegjësi varësi fëmijëri edukimi i fëmijës enti për mbrojtjen e fëmijëve mbrojtje ndalim fizik individ gjymtim seksual kriminalitet barazi barasvlerë migrim rrjet marrëdhënie të afërta offer overgrep overgriper plikt psykisk respekt tillit tillitsbrudd trygghet tvangsekteskap verdi vold ære årsak viktimë cenim dhunues detyrë psikik respekt mirëbesim thyerje e besimit siguri martesë e detyrueshme vlerë dhunë nder shkak 1

SIDE 2: Vold i nære relasjoner Dhunë nga të afërmit Alle mennesker har rett til å leve et liv uten vold Gjithkush ka të drejtë për një jetë pa dhunë Për të patur një bashkëjetesë të mirë të njerëzve të afërt, ka nevojë që të sillemi me respekt dhe me dashuri ndaj njëri-tjetrit. Si gratë ashtu edhe burrat, si fëmijtë ashtu edhe të rinjtë kanë të drejtë që ta ndijnë veten në siguri në shtëpinë e vet. Duhet të kemi besim dhe siguri brenda familjes. Duam të japim dhe të marrim dashuri, mbështetje dhe respekt nga të afërmit tonë. Alle barn har rett til et liv uten overgrep og frykt Çdo fëmijë ka të drejtë për një jetë pa cenim dhe druajtje Fëmijtë janë jashtzakonisht të ndjeshëm. Ata varen nga kujdesi i të rriturve që janë rreth tyre dhe nga siguria e mbrojtja që u japin ata. Përjetimet e mira dhe të këqija gjatë fëmijërisë lëjnë gjurmë për tërë jetën. Një fëmijëri e pasigurt mund të shkaktojë probleme të shumta, edhe kur do të jemi të rritur. Hva skjer når tryggheten i hjemmet forsvinner? Çfarë ndodh kur siguria në familjen zhduket? Dhuna nga njerëz që janë shumë të afërt përjetohet si një thyerje e mirëbesimit. Kur humbet siguria, familja nuk është më vendi ku marrim fuqi dhe ku ndjejmë qetësi e gëzim. Përkundrazi, ne përdorim energjinë për t u ruajtur dhe për t u shmangë situatave që mund të shpiejnë në dhunë. Vold i nære relasjoner er et alvorlig samfunnsproblem Dhuna nga të afërmit është një problem serioz shoqëror Ligjet e Norvegjisë ndalojnë përdorimin e çdo forme të dhunës. Shoqëria nuk mund të pranojë asnjë formë të dhunës, as dhunën brenda familjes ose në marrëdhënie tjera të afërta. Kjo vlen pa marrë parasysh shkakun e dhunës. Me fjalë tjera, dhuna në relacione të afërta nuk është një çështje private. Edhe martesa e detyrueshme dhe gjymtimi seksual janë dhunë, dhe nuk mund të pranohen. Shoqëria ka përgjegjësi që të japë mbrojtje dhe përkujdesje gjithkujt që është i nënshtruar dhunës. Qeveria e Norvegjisë ka përpunuar plane të ndryshme për të parandaluar dhe për të ndaluar dhunën, edhe dhunën brenda familjes. Të punësuarit në shërbime zyrtare, si për shembull arsimtarët dhe personeli shëndetësor, kanë detyrimin e lajmërimit pranë entit të mbrojtjes së fëmijës nëse kanë dyshim për raste të dhunës në familjen e fëmijëve me të cilët ata takohen në lidhje me punën tyre. Nëse është e nevojshme, enti i mbrojtjes së fëmijëve e lajmëron edhe policinë. Enhver har rett til liv, frihet og personlig sikkerhet. Gjithkush ka të drejtë të jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë siguri vetjake. Deklarata universale e të drejtave të njeriut, artikulli 3 (1948) 2

SIDE 3: Diskusjonssymbol 1. Shiko pikturat. A janë këto raste dhune? Hva er vold? Ç është dhuna? Dhuna është cenimi i tjerëve Dhuna janë gjithë veprat që i shkaktojnë një tjetrit lëndim, dhembje ose frikë Dhuna mund të jetë fizike ose psikike. Disa shembuj të dhunës: goditje, shqelmim, kërcënim, gërgasje, kontroll i rreptë, privim nga liria dhe dhunim. 2. A mund të jepni shembuj tjerë të dhunës? Hva er vold i nære relasjoner? Ç është dhuna në relacione të afërta? Dhuna në relacione të afërta do të thotë që dhunuesi dhe viktima janë në farefisni me njëri- tjetrin, që janë shokë ose që kanë rëndësi në jetën e përditshme të njëri-tjetrit në ndonjë mënyrë tjetër. Shembuj të relacioneve të afërta mund të jenë fëmijtë dhe prindërit, burri dhe gruaja, dashnorët dhe shokët. 3. A mund të tregoni ju shembuj tjerë të relacioneve të afërta? SIDE 4: 4. 5. 6. 7. 8. 9. Shikoni përkufizimin e dhunës. A jeni të një mendimi me mënyrën se si përshkruhet dhuna? A është e mundur që viktima dhe dhunuesi të kenë përfytyrime të ndryshme se ç është dhuna? Ç është dhuna fizike? A mund të jepni shembuj të dhunës fizike? A ka, sipas mendimit tuaj, raste në të cilat është e nevojshme që të përdoret dhunë? Diskutoni dhunën në mes të relacioneve të afërta dhe dhunë tjetër. A është e mundur që dhuna të konsiderohet në mënyra të ndryshme në kultura të ndryshme? 3

10. 11. 12. 13. Ç farë na duhet për të patur një jetë të mirë në familje? A kanë të gjithë anëtarët e familjes të njëjtat nevoja? Si e ndiejnë veten anëtarët e një familje ku ushtrohet dhunë? Fëmijtë varen nga siguria për të patur një zhvillim normal dhe një jetë të mirë. Ç do të thotë kjo? Cengisi ka përdorur shpesh dhunë kundër gruas dhe fëmijëve. Gruaja nuk guxon tashmë të rrijë në shtëpi. Ajo duhet ta mbrojë veten dhe fëmijtë. Ka nevojë për ndihmë. A të shkojë ajo në polici? Cengisi do të jetë i xhindosur 14. Sipas mendimit tuaj, çfarë duhet të bëjë gruaja e Cengisit? Dhuna në relacione të afërta është kriminalitet serioz mund të shkaktojë lëndime shëndetësore, si fizikisht ashtu edhe psikikisht është thyerje e të drejtave të njeriut. (Kthesë, Plan veprimi kundër dhunës në relacione të afërta 2008 2011, Ministria e drejtësisë dhe e forcave policore) 15. Shikoni fotografitë. A tregojnë ato raste dhune? SIDE 5: Individets rolle i familien og samfunnet Roli i individit në familje dhe në shoqëri Çdo njeri është një individ. Individi formohet gjatë tërë jetës nga ambienti. Që prej fëmijërisë mësojmë rregullat se ç është e drejtë dhe ç është e keqe, mësojmë si të bashkëjetojmë me tjerët. I adaptohemi rrethanave në shoqërinë në të cilën jetojmë, dhe e gjejmë vëndin tonë në familje. Ka lloj-lloj mënyrash se si ta konsiderojmë rolin e individit në familje dhe shoqëri. Këtu kemi dy mënyra: Individorientert Orientuar ndaj individit nevojat personale kanë rëndësi kryesore pavarësia dhe mëvetësia janë të natyrshme individi e përcakton vet rolin e tij në shoqëri Gruppeorientert Orientuar ndaj grupit nevojat e grupit kanë rëndësi kryesore varësia e ndërsjellë dhe përgjegjësia për njëri-tjetrin janë të natyrshme roli i individit përcaktohet nga familja dhe shoqëria 4

Diskusjonssymbol 16. Cila nga këto dy mënyra të konsiderimit të individit ju duket më e natyrshme? Abrahamit i është ofruar punë në një vend të huaj. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë të vegjël. Ai dëshiron që familja të shkojë bashkë me të në vendin e ri. Prindërve të tij dhe atyre të gruas nuk i pëlqen kjo ide. 17. Diskutoni se ç rrugë do të zgjedhë familja e Abrahamit me pikënisje në një shoqëri të orientuar ndaj individit dhe në një shoqëri të orientuar ndaj grupit. Familiens betydning i samfunnet Rëndësia e familjes në shoqëri Në shoqërinë e orientuar ndaj grupit, përgjegjësinë kryesore për individin e ka familja e madhe. Nga ana tjetër, individët janë përgjegjës dhe kanë detyrime ndaj familjes së madhe. Anëtarët e familjes së madhe varen ndërsjellë nga njëri-tjetri. Anëtarët e familjes e njofin mirë njëri-tjetrin dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin nëse familja ka probleme. Anëtarët e familjes e dijnë mirë se cilat rregulla vlejnë për secilin individ. Në qoftë se një anëtar nga familja e madhe bën një gabim, ai gabim mund të ndikojë në tërë familjen. Në shoqërinë e orientuar ndaj individit, rregullat dhe sistemet sociale janë zhvilluar gjatë një kohë të gjatë në mënyrë që individi nuk varet aq fort nga ndihma e familjes së madhe. Kjo do të thotë që nuk ka varësi të madhe nga familja në për shembull kujdesin e fëmijëve dhe në kujdesin për pleqtë dhe për të sëmurët. Individi ka të drejtë të marrë ndihmë nga shoqërija, por ai gjithashtu është i detyruar të kontribuojë ndaj shoqërisë. Në rast nevoje shoqërija mund ta mbrojë individin kundër familjes së vet. SIDE 6: Në shoqërinë e orientuar ndaj grupit, individi kënaqet me familjen e madhe, festat i kalon bashkë. Familja e madhe ka rëndësi kryesore dhe për disa persona, familja është rrjeti social i vetëm. Për këtë, është e rëndësishme që të jetosh siç dëshiron familja. Në shoqërinë e orientuar ndaj individit, shokët dhe kolegët mund të jenë poaq të rëndësishëm si familja. Rrjeti social mund të ndryshojë gjatë jetës, sipas situatës jetësore. Kështu individi ka mundësi më të shumta dhe nuk varet aq nga një grup i vetëm. 18. Diskutoni domethënien e rrjetit social dhe të familjes në shoqëritë e ndryshme. 5

Ære Nderi Në shumë shoqëri të orientuara ndaj grupit, nderi dhe rregullat që kanë lidhje me nderin mund të jenë shumë të rëndësishme. Ai që i fyen rregullat e nderit që vlejnë në grup, mund ta humb nderin. Pasi familja e madhe ka një nder të përbashkët, humbja e nderit vlen jo vetëm për atë që ka thyer rregullat, por për tërë familjen. Për këtë, ka rëndësi që asnjë anëtar i familjes mos ti thyej rregullat e nderit. Ai që humb nderin mund të humb gjithçka. Nderi shpesh ka të bëjë me kontrollin e seksualitetit të vajzave dhe të grave. Në shumë shoqëri të orientuara ndaj individit nocioni i nderit nuk është aq në qendër. Individi ka përgjegjësi për vetveten, dhe nëse ai bën një gabim, e dëmton vetëm vetveten. 19. 20. Diskutoni nocionin nder. Shikoni figurat. A është kjo dhunë? SIDE 7: Likestilling og likeverd Barazi dhe barasvlerë Individets rolle i det norske samfunn Roli i individit në shoqërinë norvegjeze Në shoqërinë norvegjeze pikëpamja kryesore e mendimit është ajo e orientimit ndaj individit. Ideja e rëndësisë së individit është zhvilluar gjatë shekujve të fundit. Njëkohësisht me këtë ndryshim kanë ndryshuar edhe ligjet e Norvegisë. Ligji i sotëm i Norvegjisë ka parasysh të drejtat dhe detyrat e individit. Individi, me fjalë tjera, ka rëndësi të madhe në shoqërinë norvegjeze, si në sytë e autoriteteve, poashtu edhe në sytë e popullsisë. Jeta ime është përgjegjësia ime. Zgjedhjet e mija do ta drejtojnë jetën teme. Në qoftë se zgjedh gabim, pasoja do të më godis kryesisht mua. Jam i lirë të zgjedh vet, por jam edhe përgjegjës për zgjedhjet që bëj. Rett til å ta selvstendige valg E drejta e zgjedhjeve të pavarura Një vlerë themelore në shoqërinë norvegjeze është e drejta e individit në bërjen e zgjedhjeve të pavarura. Kjo do të thotë që çdo njeri ka mundësinë që të zgjedh vet për jetën e tij, sipas parakushteve, prirjes, interesave dhe deshirave të veta. Likestilling mellom kjønnene Barazia në mes të gjinive Edhe barazia dhe barasvlera e gjinive ka rëndësi themelore në Norvegji. Kjo do të thotë, ndër tjera, që gratë dhe burrat duhet të kenë të njejtat të drejta për shkollim, për punë dhe për pavarësi ekonomike. Përgjegjësia dhe detyrat duhet të jenë të ndarë në mënyrë të barabartë në mes të gjinive, dhe të rriturit në familje marrin bashkë vendimet e rëndësishme. 6

Gratë në Norvegji kanë luftuar për barazi dhe barasvlerë për më tepër se njëqind vjet. Ka qenë një luftë e gjatë. Burrat nuk e dorëzojnë vullnetarisht pushtetin e tyre. 21. 22. Diskutoni citatin në kornizën këtu më lartë. A ka ndonjë ndërlidhje në mes të barazisë, mungesës së barazisë dhe të cenimit në familje? Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë me dinjitet njerzor dhe të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit me frymë vëllazërimi. Deklarata për të Drejtat e Njeriut, artikulli 1 (1948) Autoritetet e shtetit kanë për detyrë të respektojnë dhe të sigurojnë të drejtat e njeriut Kushtetuta e Norvegjisë, 110c (shtojcë nga viti 1994) SIDE 8: 23. 24. 25. Ç mendoni, çfarë thuajnë vizatimet mbi pushtetin, mbi përgjegjësinë dhe rolin e individit në familje dhe në shoqëri? A mendoni që kuptimi në lidhje me dhunën do të jetë i njejtë? A mendoni që kuptimi mbi përdorimin e dhunës do të jetë i njejtë? Årsaker til vold Shkaqet e dhunës Ka raste të cenimeve dhe të dhunës në çdo shtresë të shoqërisë norvegjeze, megjithëse vlerat, ligjet dhe të drejtat e mbrojnë dhe e ruajnë individin. Ka shumë njerëz që përjetojnë vështirësi të mëdha në familje. Dhuna i prek fëmijtë, të rinjtë, gratë dhe burrat në familje. Por ç është arsyeja që disa persona u shkaktojnë të tjerëve? Sediqi është i zhgënjyer. Pas ardhjes së familjes në Norvegji jeta nuk ka shkuar krejt në rregull. Ka vështirësi për të gjetur punë, të hollat nuk mjaftojnë. Kur gruaja kërkon të holla për tesha të rëja për fëmijtë, ai ndjen që inati i rritet në shpirt. Dhe pastaj pëlcet. Årsaker til vold i nære relasjoner kan være: Shkaqet e dhunës në relacione të afërta mund të jenë: gjendja e vështirë ekonomike ose jetësore në përgjithësi përvoja që me dhunë mund të zgjidhen problemet mungesa e kontrollit të zemërimit nevoja për të kontrolluar xhelozia 7

ngarkesa të rënda psikike si ndarje, migrim, ngjarje serioze të papritura dhe gjëra të ngjashme trauma ndarja e autoritetit në familjen shtypja e femrave tradita të ndryshme mungesa e njohurisë dhe e kuptimit të pasojave të dhunës nderi dhe turpi dehja/drogimi 26. 27. Pse bëhen disa njerëz dhunues? Ç mund të bëhet për të parandaluar dhunën në relacione të afërta? SIDE 9: Æresrelatert vold Dhunë e lidhur me nder Frika e humbjes së nderit mund të jetë shkaku i kontrollit të rreptë të anëtarëve të familjes, sidomos të femrave. Kur dikush përdor dhunë për të mbrojtur ose për të rifituar nderin, flasim për dhunë të lidhur me nder. Policia e Norvegjisë e konsideron shumë seriozisht dhunën e lidhur me nder, dhe dhuna e këtillë dënohet me burgim, ashtu si çdo dhunë tjetër. Privimi nga liria, martesa e detyrueshme dhe gjymtimi seksual janë forma të dhunës së lidhur me nder dhe janë të ndaluara në Norvegji. 28. Diskutoni shembuj të dhunës së lidhur me nderin. Vold i barneoppdragelsen Dhuna në edukimin e fëmijëve Disa prindër i rrehin fëmijtë ose përdorin forma tjera të dhunës në edukimin e fëmijëve tyre. Më herët kjo ishte një gjë e zakonshme edhe në Norvegji. Tani mjekët dhe ekspertë tjerë kanë zbuluar që fëmijët e rrahur pësojnë lëndime fizike dhe psikike. Gjithashtu mund të kenë probleme të rënda në shkollë. Për këtë, rrahja e fëmijëve është rreptësisht e ndaluar në Norvegji, dhe prindërit që i rrahin fëmijtë e vet mund të denoncohen në polici. Pothuajse të gjithë janë të mendimit që fëmijtë kanë nevojë për kufizime, por është e mundur që kufizimet të caktohen pa i rrahur fëmijtë. Fëmijtë janë individë si të rriturit, dhe kanë të drejtë të kenë një jetë pa cenime dhe druajtje. Ulike former for vold Forma të ndryshme të dhunës dhunë fizike dhunë psikike dhunë seksuale, për shembull përdhunim dhunim material kërcënim për dhunim kontroll i rreptë i jetës dhe i lirisë së tjerëve 8

29. 30. A mund të gjeni disa shembuj për forma të ndryshme të dhunës? Diskutoni citimin këtu mëposhtë. Ç është kuptimi i kësaj fjalisë së Gandhit? Gjërat që arrihen me dhunë, mund të mbahen vetëm me dhunë (Mahatma Gandhi) SIDE 10: Citati 1 Overgriperen Dhunuesi Mund të jem i trishtuar, i mërzitur, i vetmuar ose mund ta ndij veten të shkelur: çdo gjë del si hidhërim. E ndiej veten edhe më shumë të provokuar, edhe më shumë të inatosur, edhe më shumë të shkelur, gjithnjë më të pafuqishëm, derisa nuk mund ta zotëroj veten. dhe godis. Pasi të kem goditur, e ndjej veten të lehtësuar dhe të zbraztë. (Citate nga libri Ari flen (Bjørnen sover), 2007 Një person që godit e ka të vështirë të kontrollojë inatin i frikon njerëzit rreth vetes e detyron partnerin dhe fëmijtë që të bëjnë gjëra që ata vet nuk duan i thotë fjalë të pahijëshme ose fyese të afërmëve thyen sende, i bie tavolinës ose bën gjëra të ngjashme ka ndoshta një problem dhune. Ai/ajo që ka një problem dhune duhet të kuptojë që ka një problem që duhet të zgjidhet të kërkojë ndihmë për të përpunuar problemin të ketë guxim ta shof që njerëzit rreth tij frikohen të kuptojë që përdorimi i dhunës mund të ketë pasoja të rënda, si për viktimen ashtu edhe për dhunuesin të gjejë alternativa për të zgjidhur problemet ta ndërprejë përdorimin e dhunës Citati 2 Më në fund, kur e kuptova që kam një problem dhune, kërkova ndihmë. Një burr i mençur në familje më dha ndihmë të madhe, dhe mjeku im më dha mbështetje. Tash e di që dhuna ishte problemi im dhe përgjegjësia ime. Vetëm unë mund ta ndryshoj vetveten dhe mënyrën se si sillem me gruan dhe fëmijtë e mij. U jam lutur të më falin. Ata gëzohen që kam ndërprerë t i godis, dhe faktikisht kanë respekt më të madh për mua! Por e kuptoj që kanë nevojë për më shumë kohë për të patur besim në mua. (Citate nga libri Ari flen (Bjørnen sover), 2007 9

SIDE 11: 31. 32. 33. 34. 35. 36. Diskutoni citatin këtu sipër Ç mendoni mbi situatën dhe mbi ndjenjat në citatet 1 dhe 2? Mendojmë që personi në të dy citatet është i njejti. Ç farë ka ndodhur në kohën në mes të citatit 1 dhe të citatit 2? Ç është një problem dhune/cenimi? I kujt është problemi i dhunës, i viktimës ose i dhunuesit? Si mendoni ju, ç farë duhet të bëjë dhunuesi? Dhunuesit mund të marrin ndihmë, ndër tjera, në qendrën e trajtimit Alternativ til vold. Shiko www.atv-stiftelsen.no për informacion më të gjërë. SIDE 12: Offeret Viktima Dhunues mund të jetë një burrë ose një femër, dhe si fëmijtë, ashtu edhe femrat e burrat mund të jenë viktima të cenimit, por statistika tregon që në shumicën e rasteve janë burrat që janë cenues/dhunues në një çift. Dhuna e përsëritur e burrave kundër femrave dhe fëmijëve është zakonisht ekstra serioze, ngase shkakton pasiguri të madhe. Femrat, fëmijtë dhe të rinjtë që përjetojnë një kontroll aq të rreptë sa të humbin çdo të drejtë të jetës private, janë gjithashtu viktima të dhunës. Ata që jetojnë nën kushte kaq të vështira, kanë nevojë për ndihmë. Ka mundësi që situata të ndryshohet. Citati 1 Mendonja që do të bëhet më mirë. Mjafton që unë të bëj gjërat në mënyrë tjetër. Mjafton që unë të ndryshoj. Se kishte gjithmonë diçka që kisha bërë keq. Gjëra të mëdha ose të vogla, marrëzira. (Citat nga Bjørnen sover, 2007) A: Personi i ekspozuar dhunës ka nevojë për një njeri me të cilin mund të flasë të kërkojë ndihmë nga tjerët për të ndërprerë dhunën informacion mbi të drejtat e veta kuptimin e faktit që dhuna është përgjegjësia e dhunuesit diturinë që ai vet nuk është fajtor për dhunën mbrojtje për vetveten dhe fëmijtë e vet qetësi dhe rehati për të menduar mbi situatën e vet Citati 2 Kam folur gjatë tash, mbi gjëra për të cilat nuk është e lehtë të flasim. Por ka rëndësi të madhe që çështja të bëhet publike, që njeriu mos të mbesë vetëm. Dhe është e rëndësishme të shifet që është e mundur të çohem përsëri. Kjo është arsyeja se pse flas unë. (Citat nga Bjørnen sover, 2007) Afërsisht çdo e katërta femër në botë është viktimë e cenimit nga një anëtar mashkull i familjes. Shumë femra vazhdojnë të jetojnë në familje ku janë të nënshtruara dhunës. Pse është kështu? 10

SIDE 13: B: Disa shkaqe pse gratë vazhdojnë të jetojnë në gjendje të vështira familjare: ndjenja e përgjegjësisë dhe deshira që familja të mbesë e bashkuar shpresa që situata përmirësohet dashuria dhe respekti obligimi nderi dhe turpi varësia vetëvlerësimi i paktë lejeqëndrimi ekonomia përkatësia familjare 37. 38. 39. A: 40. 41. Diskutoni citatet e mëlarta Ç farë mund të thoni në lidhje me situatën dhe ndjenjat në citatët 1 dhe 2? Parafytyrojmë që i njejti person flet në të dy citatët. Ç mendoni, ç mund të ketë ndodhur gjatë kohës që ka kaluar në mes të citatit 1 dhe të citatit 2? Ç mendoni mbi këto këshilla për një viktimë të dhunës? A ka këshilla tjera që dëshironi të jepni ju vet? B: 42. Diskutoni shkaqet se pse nuk largohet dikush nga një familje me probleme të rënda. Viktima e dhunës mund të marrë ndihmë ndër tjera nga mjeku familjar, në NAV dhe në qëndrat e krizës. Ata mund të japin këshilla, udhëzime dhe ndihmë me të holla dhe me banesë. Për informacion më të plotë shikoni www.krisesenter.no Dhuna ndaj femrave është ndoshta cenimi më i madh i të drejtave të njeriut. Deri sa do të vazhdojë kjo dhunë nuk mund të thuajmë që kemi bërë përparime në çështjet e barazisë, të zhvillimit dhe të paqes. Kofi Annan, ish-sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara SIDE 14/15: Voldsspiralen Spiraleja e dhunës Dhuna brenda relacioneve të afërta shkon zakonisht sipas një modeli të caktuar. Ai është si i tërbuar. Godit papritas. Unë përkulem dhe mundohem ta mbrojë veten. Shpresoj që fëmija nuk zgjohet! Pastaj është gjithmonë aq i mirë! Pendohet dhe thotë që nuk do ta bëjë më kurrë. Dua aq fort ta besoj. Tash do të ndodhë. Nuk e di se kur. Pritja është e keqja më e madhe. Vizatimet këtu mëlartë tregojnë modelin se si zhvillohet shpesh dhuna në familjet. 11

Fazat e spirales së dhunës nuk janë poaq të gjata për të gjithë, por zakonisht zhvillohen më shpejt e më shpejt me kalimin e kohës. Pas ushtrimit të dhunës vjen një periudhë kur dhunuesi pendohet për atë që ka bërë. Ai ose ajo mundohet të përmirësojë jetën e familjes. Pas një kohë e harron pendimin dhe bëhët edhe më agresiv. Atëherë vjen një rast i ri i dhunës. 43. 44. 45. 46. 47. 48. 49. Diskutoni spiralen e dhunës. Pse përdorim shprehjen spiralen e dhunës? Si i përjeton viktima fazat e spirales së dhunës? Si i përjeton dhunuesi fazat e spirales së dhunës? Si i përjetojnë dëshmitarët eventual fazat e spirales së dhunës? A shkojnë gjithë rastet e dhunës në relacione të afërta sipas spirales së dhunës? Shikoni fjalitë mëposhtë. Cilave situata i përshtaten fjalitë? Më fal! Në të vërtetë, ai është i mirë. Prit derisa fëmijtë të flejnë! Nuk mund të vishesh në këtë mënyrë! Ç do të thuajnë tjerët? S e pata për qellim! Shshsht, mos e bezdis babën tash. Ç po ndodh tash? Mos e bë këtë! Shpresoj që e ke mësuar për herën tjetër! Kurr më.. A mund të harrojmë se ç ndodhi dje? A ke mësuar tash! SIDE 16: Barn som lever med vold Fëmijtë që jetojnë me dhunë Në shtëpinë e Miriamit ka shpesh rrëmujë. Kur babai inatoset, e godit nënën. Disa herë e rreh edhe Miriamin dhe vëllaun e saj. Miriami ka frikë. Ndjen pa ndalim si një top të rëndë në bark. Në shkollë është e vështirë të përcjellë se ç thotë mësuesi. Të gjithë prindërit duan më të mirën për fëmijtë e vet. Prindërit duan që fëmijtë t i respektojë ata, dhe që fëmijtë të kenë një shkollim të mirë. Ata shpresojnë që fëmijtë të kenë një jetë të mirë kur të rriten, dhe ka shumë prindër që dëshirojnë që fëmijtë t i ndihmojnë kur ata janë pleq. Për zhvillimin e mirë të fëmijëve është e nevojshme që ata ta ndiejnë veten të sigurt, të zhvillohen si duhet dhe të përparojnë mirë në shkollë. Fëmijtë që kanë frikë kanë edhe probleme. Kanë probleme në koncentrim dhe me punët e shkollës. Ata kanë shpesh probleme të kujtesës dhe kanë shpesh ankth. Ata sëmuren shpesh sepse jetojnë me frikë dhe me stres. Nuk është vetëm rrahja e vet fëmijës që shkakton frikë dhe lëndim. Është po aq e dëmshme të përjetojnë që rrahja godit një tjetër. 12

Hjernen påvirkes av vold og frykt Truri ndikohet nga dhuna dhe nga frika Truri i fëmijëve zhvillohet tërë kohën. Kur fëmijtë janë shpesh të frikuar, kur i rrahin ose kur janë të nënshtruar ndonjë dhune tjetër, zhvillimi i trurit ndikohet. Trupi ka një sistem të vet të alarmit që drejtohet nga truri. Kur fëmija e ka për zakon të rrijë në rojë, truri dërgon pa ndalim sinjale të rrezikut. Truri i fëmijëve që kanë shpesh frikë i përshtatet një jete me frikë. Për të siguruar që truri i fëmijës të zhvillohet në mënyrë më normale, ka nevojë që fëmija të jetojë në një mjedis të sigurt për një kohë të gjatë. 50. 51. 52. 53. Çfarë ndodh me fëmijtë që jetojnë me dhunë? Çfarë i jep siguri fëmijës? Çfarë e bën fëmijën të pasigurt? Ç mund të beni ju që fëmijtë që njifni të jenë të sigurt? SIDE 17: Barna forstår mer enn vi tror! Fëmijtë kuptojnë më shumë se sa mendojmë ne! Prindërit mendojnë shpesh që fëmijtë nuk i shofin problemet e të rriturve. Kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Hulumtimet tregojnë që fëmijtë kuptojnë shpesh se ç është duke ndodhur. Fëmijtë mund të frikohen edhe pse nuk e shofin dhunën në mes të rriturve. Bile edhe një bebe e vëren kur ka nëna frikë dhe nuk është në gjendje që ti japë siguri fëmijës. Dhuna në familje i mban fëmijtë në gjendje alarmi pa ndalim. Ata kanë frikë për më tepër dhunë dhe lodhen tepër se nuk e dijnë se ç mund të ndodh në familje. Fëmijtë që përjetojnë dhunë dhe mungesë të përkujdesjes në moshë të njomë, janë në një gjendje të madhe rreziku për të zhvilluar agresivitet dhe dhunë. Dhuna në familje mund të shpie në zhvillimin e lëndimeve të përhershme të trurit tek fëmijtë. Jens Grøgaard, kryemjek i repartit dhe ekspert për sëmundje fëmijësh. Barn trenger trygghet Fëmijtë kanë nevojë për siguri 54. Fëmijtë kanë nevojë për ngushëllim dhe afërsi. Ç mendoni ju, ç farë ndodh kur të rriturit nuk janë në gjendje t i japin fëmijës sigurinë që i duhet atij? Pse? Barn lærer å bruke vold Fëmijtë mësojnë të përdorin dhunë 55. 56. Pse bëhen dhunues vet ato fëmijtë që kanë vuajtur nga dhuna? Ç mund të bëjmë për të vepruar kundër këtij zhvillimit? 13

SIDE 18: Vold i barneoppdragelsen Dhuna në edukimin e fëmijës Gorani don që djali i tij 8 vjeçar të jetë i dëgjueshëm. Kur Milosi nuk sillet si thotë i ati, Gorani e godit. Kjo ndodh shpesh. Në fund të fundit duhet të mësosh! thotë Gorani. 57. 58. 59. 60. 61. 62. 63. 64. A është kjo dhunë? A mendoni që Milosi ka frikë nga i ati? A mendoni që Milosi do të bëhet i dëgjueshëm? Ç mendoni, ç bën Milosi kur babai nuk është në shtëpi? Ç mendoni, ç bën Milosi kur inatoset me shokët? Ç pasojë mund të ketë fakti që Gorani e rreh djalin? Ç thotë ligji i Norvegjisë mbi sjelljen e Goranit? Ç mund të bëjë Gorani në vend të rrahjes? Grenser i barneoppdragelsen Kufizime në edukimin e fëmijëve Gorani dhe bashkëshortja tij kanë marrë pjesë në një kurs mbi edukimin e fëmijëve. Ata kanë marrë këshilla se si mund të përcaktojnë kufizime pa rrahje. Gorani ka provuar të veprojë sipas këshillave dhe i duket që shumë këshilla janë fort të mira. Është i befasuar që Milosi tregon po aq respekt ndaj tij si më herët. Ai tash është edhe më i dëgjueshëm! Goranit dhe gruas së tij i dhanë këta këshilla: Të jesh i qartë në udhëzimet që jep. Të kesh kontakt sy me sy me fëmijën kur i jep udhëzime. Të jesh konsekuent. Përsërite porosinë disa herë. Të jesh i qetë kur flet, por i vendosur. Nëse ke thënë jo, për shembull për bonbona, mos e ndërro vendimin për të thënë po më vonë. Dëgjo se ç thotë fëmija. Mos harro që çdo fëmijë është një individ me mendime dhe ndjenja. Lavdëroje fort fëmijën tënde kur ai ose ajo ka bërë diçka mirë. 14

SIDE 19: 65. 66. Ç mendoni ju mbi këto këshilla? A ju duket e vështirë t u përmbaheni rregullave? Hvordan kan vi hjelpe barn som blir utsatt for vold? Si mund të ndihmojmë fëmijtë që janë të ekspozuar dhunës? I tregoni fëmijës që është në rregull që të flasë mbi dhunën Kujdesuni që fëmija e din që dhuna nuk rrjedh kurr prej fajit të tij Bëni çmos për të ndaluar dhunën 67. 68. 69. Ç mund të bëjmë për të ndihmuar fëmijtë që janë ekspozuar dhunës? Me cilët persona mund të flasë fëmija? Pse është e rëndësishme që fëmija të flasë mbi atë që ka ngjarë? Barnevernet er der for barn som trenger hjelp Enti për Mbrojtjen e Fëmijëve është enti për fëmijtë që kanë nevojë për ndihmë Në çdo komunë të Norvegjisë ka zyra të Entit për Mbrojtjen e Fëmijëve. Ato janë zyra që sigurojnë zbatimin e ligjeve të mbrojtjes së fëmijës Është detyra e Entit për Mbrojtjen e Fëmijëve që të sigurojë që fëmijtë dhe të rinjtë rriten me siguri dhe pa dhunë. Është detyra tyre që të ndihmojnë dhe të përkrahin fëmijë dhe të rinj që janë në gjendje të vështirë. Detyra kryesore e Entit për Mbrojtjen e Fëmijëve është ruajtja e fëmijëve, mundësisht në bashkëpunim me familjen. Entit për Mbrojtjen e Fëmijëve ka mundësi të marrë masa të ndryshme ndihmëse, si për shembull: dhënjen e udhëzimeve, lehtësim, kontakt ndihmës. Në qoftë se është e nevojshme, Entit për Mbrojtjen e Fëmijëve mund të gjejë një familje të re për fëmijën që duhet të mbrohet kundër prindërve të vet. Të gjithë bashkëpuntorët e Entit për Mbrojtjen e Fëmijëve kanë detyrën e ruajtjes së sekretit profesional Të gjithë që punojnë me fëmijë kanë për detyrë ta lajmërojnë Entin për Mbrojtjen e Fëmijëve në qoftë se kanë dyshim për dhunë brenda familjes. 70. Diskutoni rreth rolit të Entit për Mbrojtjen e Fëmijëve në shoqërinë norvegjeze. Është e mundur që kishte disa gjëra të mira në fëmijërinë teme, por nuk e di se cilat mund të kishin qenë ato. (Citat nga Bjørnen sover 2007) 15

SIDE 20: Tvangsekteskap Martesa e detyrueshme Hina është e dëshpëruar. Tash ka ndodhur. Nëna ka thënë që ka ardhur koha për të gjetur një burrë për atë. Nëna i ka thënë shumë emra të farefiseve që mund të jenë të përshtatshëm. Hina nuk e ndjen veten të gatshme për martesë, është vetëm 17 vjeç! E si do të shkojë me një burrë që nuk e njef Norvegjinë dhe jetën që ka jetuar Hina? E ndjen veten pa shpresë dhe nuk e din se ç të bëjë. Å finne en ektefelle Si të gjejmë bashkëshortin Në shoqëritë e drejtuara ndaj individit zakonisht dy njerëz e gjejnë njëri-tjetrin, pa udhëzim dhe pa ndërhyrje nga familja. Shkaku më i zakonshëm i martesës është dashuria. Martesa është një marrëveshje në mes të dy individeve. Në shoqëritë e drejtuara ndaj grupit është e zakonshme që edhe martesa konsiderohet si një marrëveshje në mes të familjeve. Pra, është e natyrshme që familja ndikon ose vendos se kush do të jetë bashkëshorti ose bashkëshortja e fëmijëve. Martesa të aranzhuara janë një traditë në shumë vende të botës. Në shoqëritë e drejtuara ndaj individit rritet numri i atyre që vendosin të jetojnë vetëm, pa u martuar. Ka shumë njerëz që vendosin të jetojnë vetëm pas një ndarjeje ose pas vdekjes së bashkëshortit. Mundësia për të jetuar vetëm zakonisht nuk është e njejtë në kulturat e drejtuara ndaj grupit. 71. 72. 73. 74. Diskutoni mënyrat e ndryshme të gjetjes së bashkëshortit. Pse në disa kultura ka rëndësi të madhe për tërë familjen se me cilin person martohet fëmija? Diskutoni mundësinë për të jetuar vetëm në kultura të ndryshme. Ideja e barasvlerës, e barazisë dhe e drejta e marrjes së vendimeve të pavarura janë vlera të mëdha, ndër tjera, në shoqërinë norvegjeze. A janë këto në kundërshtim me martesat e aranzhuara? SIDE 21: Å leve i to kulturer Jeta në dy kultura Shumë fëmijë dhe të rinjë jetojnë nga njëra anë në shoqërinë e gjërë të drejtuar ndaj individit dhe nga ana tjetër në shoqërinë e drejtuar ndaj grupit, që përfaqësohet nga prindërit. Kjo është pasoja e migracionit dhe kjo mund të shkaktojë kundërshti në mes gjeneratave. Kundërshtitë bëhen ekstra të qarta kur vjen në pyetje zgjedhja e bashkëshortit. 75. 76. Diskutoni se si ndikon migracioni në familje. Si shifet domethënia e migracionit në zgjedhjen e bashkëshortit? 16

Hina ëndërron për një familje të vet, me burr e me fëmijë në të ardhmen. Por më para ajo dëshiron të ketë shkollim dhe një punë. Ajo don të zgjedhë vet, edhe se kur të martohet edhe se me cilin person. Por tash nëna dhe babai flasin çdo ditë për martesë. Hina e ndjen veten të zënë ngushtë. E kupton se pse e vardisin prindërit dhe e din fort mirë se ç presin prej saj. Ajo ka dëshirë që të jetë një vajzë e mirë. Po pse s më dëgjojnë nëna dhe baba edhe mua? mendon Hina. Deshirat dhe ndjenjat e mija kanë kaq pak rëndësi për prindërit? 77. 78. 79. 80. Diskutoni situatën e Hinës. Çfarë alternativa ka Hina? Çfarë alternativa kanë prindërit e Hinës? Hina e ndjen veten nën presion. A janë duke e detyruar atë? Ekteskapsloven 1a Ligji martesor, 1a Gratë dhe burrat kanë të drejta të barabarta në zgjedhjen e bashkëshortit/es. Martesa duhet të bëhet me dëshirë të lirë dhe me pëlqim të plotë. Kur dikush shtyhet që të martohet, flasim për martesë të detyrueshme. 81. Diskutoni kuptimin e këtyre fjalëve: Dëshirë e lirë, pëlqim, presion, detyrim. SIDE 22: Nuk ka kulturë, ideologji ose fe që është më e shenjtë se njeriu dhe liria e tij. Martesa e detyrueshme është privim nga liria. Qendra Haha Kundër Martesave të Detyrueshme Si mund të jesh kaq e pamiradijshme? Të kemi gjetur një burrë të mirë! I kemi premtuar familjes që kushëriri yt do të vijë në Norvegji. Çfarë fëmije je që nuk i dëgjon prindërit? Fqinjtë të kanë parë me një djalë. Kush është ai? Të qesin famë të keqe dhe e prish nderin tonë. Familja e tij është e respektuar dhe kanë të holla. Ku është problemi? Këtë martesë e kemi vendosur që kur ishe e vogël. Je bërë tepër norvegjeze! Duam vetëm të mirën tënde! 17

82. 83. Çfarë shkaqesh mund të kenë prindërit për të shtyrë fëmijtë që të martohen? A mund të ketë lidhje në mes të një edukimi të rreptë dhe të kontrollit të fortë herët në edukimin, dhe më vonë në presionin për martesë dhe në martesën e detyrueshme? Kan man skille mellom arrangert ekteskap og tvangsekteskap? A mund të bëjmë dallim në mes të martesës së aranzhuar dhe të martesës së detyrueshme? Shumica e njerëzve e pranojnë që është gabim të detyrohet një njeri për martesë. Por në të vërtetë, ç është detyrimi? Diskutimi mbi martesa të detyrueshme dhe mbi detyrim janë fort aktuale në Norvegji. SIDE 23: Ka njerëz që thojnë që nuk është e mundur të bëjmë dallim në mes të martesës së aranzhuar dhe të martesës të detyrueshme, pasi që në të dy rastet, të rinjtë do të jenë në një gradë presioni nga ana e familjes. Ka të tjerë që thonë që ka dallim të qartë në mës të atyre dy rasteve, se në rastin e martesave të aranzhuara të rinjtë mund të thojnë jo nëse nuk dojnë të martohen me bashkëshortin që kanë gjetur prindërit. 84. 85. 86. 87. A është e mundur të bëhet dallim në mes të martesës së aranzhuar dhe të martesës së detyrueshme? Ku shkon kufiri në mes të udhëzimit dhe të presionit? Ku shkon kufiri në mes të presionit dhe të detyrimit? Ç mund të bejmë për të ndihmuar të rinjtë që janë nën presionin e martesës së detyrueshme? Det er forbudt å tvinge noen til å gifte seg Është e ndaluar që dikush të detyrohet të martohet Ligji i Norvegjisë është krejt i qartë në ndalimin e martesës së detyrueshme. Autoritetet norvegjeze i konsiderojnë si shumë serioz rastet e martesave të detyrueshme. Ato kanë plane veprimi për parandalimin e martesave të këtilla. Ato kanë edhe ujdi të ndryshme për të ndihmuar të rinjtë që detyrohen ose që janë në rrezik që të martohen me detyrim. Shiko për shembull www.ung.no. Paragrafi 222, pika e dytë e Ligjit Penal: Dënohet ai që me dhunë, me privim lirie, me presion të paarsyeshëm ose me sjellje tjetër jo-legale ose me kërcënimin e një sjelljeje të këtillë detyron një person që të martohet. Dënimi për martesë të detyrueshme është deri më 6 vite në burg. Bashkëveprimi dënohet në të njejtën mënyrë. 18

88. 89. 90. Ç do të thotë presion i paarsyeshëm? A mund të jepni shembuj tjerë mbi këtë? Ç do të thotë kërcënimi i një tjetrit? Ç është bashkëveprimi? Duhet të sigurohet e drejta e barabartë e femrave dhe e meshkujve në zgjedhjen e bashkëshortit dhe që martesa të bëhet vetëm në bazë të lirë dhe me pëlqim të plotë. Konvencioni i Femrave i Kombëve të Bashkuara, artikulli 16. SIDE 24: Kjønnslemlestelse Gjymtimi seksual Hva er kjønnslemlestelse Ç është gjymtimi seksual? Gjymtimi seksual, ose syneti i femrave, është një ndërhyrje që dëmton ose largon pjesët e jashtme seksuale. Gjymtim është në të gjithë rastet, si kur largohet një pjesë e vogël, ashtu edhe kur hiqet një pjesë e madhe. Gjymtimi seksual është dhunë në marrëdhëniet e afërta. Gjymtimi seksual është i ndaluar. Në kulturën teme syneti i vajzave është një traditë e lashtë. Disa thojnë që është një pjesë e fesë tonë. E bëjmë për të mbrojtur nderin e vajzave dhe për të kontrolluar seksualitetin tyre. Por kur e pash vuajtjen që pësoi vajza ime, e ndjeva veten të tërbuar për atë që kishim bërë. Syneti i vajzave është një traditë e dëmshme! Pse t i shkaktojmë vuajtje vajzave tona? Ka tradita të mira dhe tradita të këqija. Disa tradita janë edhe të rrezikshme për shëndetin. Është e nevojshme që si gratë ashtu edhe burrat të marrin informacione dhe të kenë njohuri mbi traditat e dëmshme. Kuptimi më i plotë i problemeve, hulumtimet dhe takimi me kulturat dhe traditat tjera mund të sjellë nevojën e ndërrimit të traditave të vjetra. 91. 92. 93. Ç mund të bëjmë për të ndryshuar një traditë? A është e mundur të ndryshohen traditat? Çfarë na nevojitet për të ndryshuar një traditë? 19

SIDE 25: Kjønnslemlestelse er skadelig Gjymtimi seksual është i dëmshëm Më herët nuk i vija pikëpyetje kurrë kësaj tradite. Isha krenare që e duroja dhembjen dhe që isha femër. Besoja që të gjitha femrat kanë dhembje në organet seksuale. Tash e di që kjo nuk është e vërtetë. Ajo që kanë bërë kundër meje kur isha e vogël e ka dëmtuar trupin tim dhe më ka lënë mbresa në shpirt që nuk do të shërohen kurrë. Një pjesë e ime është hequr. Dëmtime që mund të ndodhin gjatë ndërhyrjes: gjakderdhje e madhe (që në rastin më të keq mund të shkaktojë vdekjen e vajzës) infektime (që mund të kenë komplikime të rënda si pasojë) lëndime të thyerjes lëndime që shkaktojnë trauma Dëmtime dhe lëndime që mund të rrjedhin pas ndërhyrjes: lëngime në organet seksuale dhembje infekcione komplikime në lindje menstruacione të gjata dhe me dhembje vështirësi në urinim dhembje gjatë marrëdhënies seksuale vështirësi për të mbetur shtatzënë vështirësi në lëvizje vuajtje psikike Disa nga lëndimet mund të reparohen nga mjekët, por pjesët e trupit që janë hequr, janë hequr për gjithmonë. Gratë që kanë qenë të nënshtruara gjymtimit seksual mund të shkojnë te mjekët, te mamijat ose në spital për të marrë ndihmë për disa nga lëngimet në organet seksuale. Ka rëndësi të madhe që gratë shtatzëna të flasin me mjek ose me mami në kohë të duhur para lindjes. Farhida thotë: Duhet të kuptohet se pse gjymtimi seksual i vajzave është i dëmshëm për shëndetin. Ne jemi rritur me mendimin që syneti është një pjesë e jetës. Ne mendojmë që është gjë normale dhe e parrezikshme. SIDE 26: Kjønnslemlestelse er forbudt Gjymtimi seksual është i ndaluar Nëna dhe motrat e mija thojnë që duhet ta bëjmë synet vajzën teme. Por unë nuk dua që ajo të përjetojë të njejtën dhembje si unë. Gjymtimi është i ndaluar në Norvegji. Kjo e bën më të lehtë për mua që ta mohoj synetin e vajzës teme kur flas me familjen në vendlindje. Shoqëria norvegjeze është e ndërtuar mbi vlera si barazi dhe barasvlerë në mes të gjinive. Kjo do të thotë që edhe femrat kanë të drejtë të vendosin mbi trupin e vet. Gjymtimi i femrave e kundërshton iden e barazisë dhe të barasvlerës si dhe konventat ndërkombëtare. Gjymtimi seksual është i ndaluar në shumë vende, edhe në vende ku kjo traditë është e përhapur. Gjymtimi seksual është dhunë dhe mungesë serioze e përkujdesjes. Përdorimi i dhunës është i ndaluar. Në vitin 1995 Norvegjia aprovoi një ligj të vetin kundër gjymtimit seksual. Ligji vlen për të gjithë që banojnë në Norvegji. 20

Ligji i 15. dhjetorit 1995 nr. 74 1 bën fjalë për ndalimin e gjymtimit seksual. Ligji shkruan, ndër tjera: Është e ndaluar që me dashje të dëmtohen organet seksuale të një vajze ose gruaje. Është e ndaluar të ndihmohet dhe të jepet mundësia e dëmtimit të organeve seksuale të një vajze ose gruaje. Është e ndaluar të largohet një vajzë nga Norvegjia për të dëmtuar organet seksuale të saj jashtë shtetit. Gjymtimi i organeve seksuale është i ndaluar edhe në qoftë se vajza ose gruaja e pranon vet. Dënimi për thyerjen e ligjit është burgim deri më 8 vjet. Gjithkush që përmes punës së vet fiton dyshim që një vajzë mund të gjymtohet seksualisht është i/e detyruar të lajmërojë rastin. Nëse nuk e bën këtë, mund të dënohet deri më një vjet burg. Kjo vlen edhe për udhëheqësit fetarë. SIDE 27: Omskjæring av jenter er unødvendig Gjymtimi seksual i vajzave është i panevojshëm 94. 95. Ç bëjnë këta për të mbajtur traditën e gjymtimit seksual në vendet ku kjo gjë bëhet, si dhe në Norvegji? Ç mund të bëhet për të ndaluar gjymtimin seksual në vendet ku kjo gjë bëhet, si dhe në Norvegji? femra burra personeli shëndetësor/ata që e kryejnë synetin autoritetet kryetarët fetarë 96. Diskutoni thëniet mëposhtë: Është e rëndësishme që si gratë ashtu edhe burrat të punojnë për të kundërshtuar traditën e gjymtimit seksual Mjediset që ushtrojnë gjymtimin seksual duhet të punojnë vet për të vepruar kundër kësaj tradite. Ndryshimi duhet të vijë nga brenda. Asnjë prind nuk don ta dëmtojë fëmijën e vet. Asnjë burrë nuk don që gruaja tij të ketë dhembje Trupi i femrës është perfekt siç është krijuar. Nuk ka nevojë ta ndryshojmë. Gratë dhe burrat që marrin informacion mbi gradën e dëmit dhe të rrezikut të gjymtimit seksual, do të dëshirojnë ta ndërprejnë këtë traditë. Kërcënimi me burgim do të ndalojë shumë prindër në gjymtimin seksual të vajzave tyre. Nuk ka fe që kërkon gjymtimin seksual të femrave. Gjymtimi seksual është një traditë, nuk është fe. 21

Një parim bazë i ligjit të fesë islame është ai që nuk lejon veprime që shpiejnë në sëmundje ose në dëmtimin e shëndetit. Fatkeqësisht, ka shumë njerëz që nuk e kuptojnë dallimin në mes të kulturës dhe të fesë. Syneti është një fenomen kulturor, jo fetar. Këshilli Islamik në Norvegji distancohet rreptësisht prej çdo forme të synetit të vajzave. Senaid Kobilica, kreytar, Këshilli Islamik në Norvegji SIDE 28: Nyttige internettadresser: Adresa interneti të dobishme: www.atv-stiftelsen.no www.bufetat.no www.dixi.no www.kirkens-ressurssenter.no www.mirasenteret.no www.nkvts.no www.seif.no www.voldsoffererstatning.no www.krisesenter.com www.redcross.no www.udi.no www.ung.no www.tvangsekteskap.no Nyttige telefonnumre Numra telefoni të dobishëm: Alternativ til vold, Oslo-kontoret (Alternativa kundër dhunës, Zyra e Oslos) 22 40 11 10 Krisesentersekretariatet (Sekretariati i qendrës së krizës) 23 01 03 41 Telefonen om tvangsekteskap og omsjæring (Telefoni për martesa të detyrueshme dhe për synet) 815 55 201 Støttetelefon for kriminalitetsofre (Telefon ndihmës për viktimat e kriminalitetit) 800 40 008 22