: albansk Informasjon til enslige mindreårige asylsøkere INFORMACIONE PËR AZILKËRKUES TË MITUR PA SHOQËRUES PËR MOSHAT NGA 15 DERI NË 18 VJEÇ

Like dokumenter
Eksamen FSP5804 Albansk II PSP5502 Albansk nivå II. Nynorsk/Bokmål

Kartlegging av leseferdighet Trinn 4-5 på albansk

Standardet e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, për viktimat e dhunës në familje, në qendrat rezidenciale, publike dhe jopublike

PJESA E PARË PJESA E PËRGJITHSHME. Kapitulli I DISPOZITAT THEMELORE. Fushëveprimi i ligjit Neni 1

EFEKTIVITETI I NDIHMËS JURIDIKE NË PROCESIN PENAL NË SHQIPËRI

E VËRTETA E QARTË. Përgatiti. Abdurrahim Balla

Eksamen FSP5801 Albansk I PSP5500 Albansk nivå I. Nynorsk/Bokmål

Shërbimi i emrave në internet nëpërmjet protokollit DNS.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 31 / 28 GUSHT 2013, PRISHTINË LIGJI NR. 04/L-149 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly PJESA E PARË PJESA E PËRGJITHSHME

Titulli: Raport alternativ i organizatave joqeveritare ndaj raporteve shtetërore për gjendjen e të drejtave të fëmiut në Republikën e Maqedonisë

QЁLLIMI I KЁTIJ CICERONI

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština Assembly

Krijimi i hartës së shërbimeve mbështetëse për viktimat e dhunës ndaj grave në Kosovë *

Efendi Rexhepi: Kërkoj të jeni në shërbim të vlerave kombëtare dhe fetare

LIGJ. Nr. 92/2014 PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 1 KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KREU I


Kommunikasjonsperm. Overvåking og undersøkelser side 1. Smerter side 2. Naturlige funksjoner, eliminasjon side 3. Sengeleie og stell side 4

TEMATIKA SURREALISTE DHE RISITË E TRAJTUARA TEK SHKRIMTARËT GREKË DHE FRANCEZË TË VITEVE 1930

Sforcimet rreth tunelit në rastin e gjendjes së sforcuar fillestare anizotrope:

Sistem Manaxhimi Financiar

PARIMET BAZË NË KULTIVIMIN E BIMËVE MJEKËSORE. Gjendja e burimeve bimore në Bullgari dhe perspektiva për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike

Informasjon til asylsøkere i Norge

Kryeredaktor: Erl MURATI Zv/kryeredaktore - Rezarta DELISULA Tel:(04) , Fax:(04)

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT MATERIAL MËSIMOR MBËSHTETËS PËR REALIZIMIN E PROGRAMIT TË MODULIT PROFESIONAL SHËRBIMI I KLIENTIT

10 KINEMATIKA DHE DINAMIKA E MEKANIZMIT MOTORIK

ALB690 PREZANTIMI CESVI

ISH-TE PERNDJEKURIT, KUSH PERFITON KESTIN E DYTE

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA TË GJITHË SHKOLLARËVE REVISTA DITURIA U URON PUSHIME TË KËNDSHME!

Albansk versjon trinn Lexim përpilim

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

Të shpëtojmë Radikën!

BOTA: VEND LOJЁRASH APO VEND BETEJE?

PËRGJEGJËSI BRENDA A NATO-s

1. DRURI MATERIAL BAZE I FINISIMIT 1.1. STRUKTURA E DRURIT

Du kan lese om følgende temaer:

KATALOGU. i manifestimeve kulturore t NJVL-ve. Shkup, 2009

PLANI I PËRGJITHSHËM (GJENERAL) URBANISTIK PRIZRENI PËRMBAJTJA

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (12)

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS

Merreni mirëqenien tuaj vetë në dorë! Bindni veten tuaj dhe të tjerët! Dr. Thomas Stoffmehl CEO dhe Zëdhënës i Kompanisë

Design & trykk: Hegland Trykkeri AS IE ISBN

Innhold. Ka pit tel 1 Inn led ning Barn og sam funn Bo kas opp byg ning... 13

KATALOG 2017 EKSPERT PËR PAJISJE MONTUESE

Informasjon til utenlandske borgere med få rettigheter i Oslo. Oppdatert mai 2015 UTESEKSJONEN NORSK

UNIVERSITETI I GJAKOVЁS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT-PROGRAMI FILLOR

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Programi mësimor ARSIMI PROFESIONAL. Programi 2007 Postë dhe Telekomunikacion Niveli I dhe II

Fjalorthi i gjuhësisë nga FGJSSH (1980)

Infeksionet urinare dhe infeksionet e traktit genital mashkullor.

BLERJE MATERIALE PASTRIMI DHE DETERGJENTE

1 Vår onn med nye mu lig he ter. Ver di ska ping på vest lands byg de ne ba sert på res sur ser og opp le vel ser

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË. Disertacion i përgatitur nga Msc.

1 Forutsetninger og rammebetingelser for fleksible organisasjonsformer

Her er noen ord du må forstå for å kunne lese dette heftet: Fjalë të rëndësishme në këtë broshurë

oppgavehefte SKOLESTART 2015 C2016 Velkommen til Osloskolen 1 3Oslo kommune Utdanningsetaten Eget for barna i midten.

KONSULTIMI MBI PLEHRAT KVA THURGAU

Vlerësimi Socio Ekonomik, Mjedisor dhe Strategjik Termocentrali i Korces. Termocentral i Gazit me Fuqi te Kombinuar GPP Korça sh.p.

POLITIPENSJONISTEN. Glimt fra et aktivt pensjonistliv. Trange skjørt mot fulle mannfolk. 50 år siden kvinnene begynte å patruljere i Oslo

Republika e Kosov. Republika Kosova - Republic of PROCUREMENT REVIEE BODY VENDIM

Det er et mål at personer uten lovlig opphold returneres raskt, og primært med assistert retur, men om nødvendig med tvang.

The FUTURE is Now COLLECTION 2017

HØRINGSUTTALELSE NOU 2011:14 BEDRE INTEGRERING

Ut ford rin ger sett fra nord Eli sa beth An gell, Svein ung Ei ke land og Per Sel le

Pershkrimi. Sirtar (ngjyrë e hirtë) (nuk ka fjoka) Tavolinë pune 160x80cm (18 copa) Tavolinë pune 160x80cm (18 copa) Tavolinë pune 160x80cm (8 copa)

Titulli: Abetarja Kur anore. Autorë: Osman Abazi Jusuf Kastrati. Redaktor gjuhësor: Besnik Kastrati. Redaktor teknik: Jusuf Kastrati

Utlendingsdirektoratets innspill til høring om forslag til endring i utlendingslovens regler om visitasjon i forbindelse med asylregistreringen

Planit Rregullues Urban ZONA EKONOMIKE -Prishtinë

P r in s ipp s ø k n a d. R egu l e r i ngsen d r i n g f o r S ands t a d gå r d gn r. 64 b n r. 4 i Å f j o r d ko mm un e

BARNEOMBUDET. Deres ref: Vår ref: Saksbehandler: Dato: 15/ Anders Cameron 17. september 2015

Siperfaqja e lokacionit S=5.87Ha

f~a~ Pa~~e~ -Per~ie~ia e M~retit Dele~atit te M~reti -fiala e I I vjtl Te poltisurit e fronit te Shqipenies

Bjerkreim kyrkje 175 år. Takksemd. Tekster av Trygve Bjerkrheim Musikk av Tim Rishton

POLITIDIREKTORATETS HØRINGSSVAR - ENDRINGER I UTLENDINGSFORSKRIFTEN - VILKÅR FOR TVANGSRETUR AV BARN MED LANG OPPHOLDSTID I NORGE

PROGRAMI ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE PËR SHKOLLAT E MESME LËNDA:

PYETJET E VLERËSIMIT TË AFTËSIMIT PRAKTIK

Fullmakt. Fornavn Etternavn. Statsborgerskap Fødselsdato. DUF Sted/Dato. Signatur søker Signatur verge (hvis søkeren er under 18 år)

Trymskvida. a d 2 l l l l. k t. k t. k k t t. k t. k t. k t. k t. k t. k t. k t. k t. tik t. k s k s k s k s k s k s k s k s. k s k s k s k s.

Er det lov å bruke anonyme ekser, anonym politi, anonyme kolleger, anonym brukere?

De mo kra tisk med bor ger skap hva hand ler boka om?

Om ankomstsituasjonen og UDIs beredskap

HVORDAN SVARE PÅ ET FORHÅNDSVARSEL OM UTVISNING

PRISSTRATEGIER HOS NORSKE BEDRIFTER

Samarbeidsregjeringens flyktning- og innvandringspolitikk. 1. august 2004

Nr. G-02/2018 Vår ref. Dato 15/ G-02/2018: Myndighetsarrangert retur av enslige mindreårige uten beskyttelsesbehov

Pjesa I Problema elementare

HJEMREISEFOKUS OG RETUR oppfølgingskurs 7. mars 2017

Gautesete skole. Anita Gjataj og Hege Rangnes

Inn led ning...13 Ut ford rin ger for forsk nin gen på entreprenørskapsopplæring bokas bidrag...15 Bokas innhold...17 Re fe ran ser...

K j æ r e b e b o e r!

Siri Nilsen Brev. Norsk popmusikk arrangert for kor Utgivelser fra Arrangert av Mattias Krohn Nielsen for Solist + SATB N.M.O.

Høring - forslag til lov om integrering (integreringsloven) og forslag til endringer i lov om norsk statsborgerskap (statsborgerloven)

CARL JO HAN SEN SKINN RO MAN

50 V diarko BL - A3 BL - A2 BL - A1 BL - A3 BL - A2. Plani Regulativ Urban "Kuadranti F5.5, F5.6 dhe F5.7" ORTO FOTO. diarko sh.p.k. diarko.

Samarbeidsregjeringens flyktning- og innvandringspolitikk

Oppfattet servicekvalitet. Oppfattet service. Forventet service. Organisasjonsimage. Teknisk kvalitet (Hva?) Funksjonell kvalitet (Hvordan?

Dronning Eufemias Gate 6

Innledning...16 Kapitlene Ano ny mi tet... 18

UTVISNING FAMILIEINNVANDRI EØS-BORGER. En brosjyre i utlendingsrett

ENSLIGE MINDREÅRIGE ASYLSØKERE OG REPRESENTANTORDNINGEN

Transkript:

: albansk Informasjon til enslige mindreårige asylsøkere INFORMACIONE PËR AZILKËRKUES TË MITUR PA SHOQËRUES PËR MOSHAT NGA 15 DERI NË 18 VJEÇ

02 Ke moshë më të vogël se 18 vjeç? Ke ardhur në Norvegji për të kërkuar azil, pra mbrojtje, pa prindërit apo persona të tjerë që kujdesen për ty? Atëherë, për ne konsiderohesh një azilkërkues i mitur pa shoqërues. Në këtë broshurë do të gjesh informacione mbi çfarë ndodh kur kërkon azil në Norvegji si dhe mbi të drejtat dhe detyrimet e tua si azilkërkues i mitur pa shoqërues. PËRSA I PËRKET FAMILJES SATE NË ATDHE: Nëse UDI nuk di ku gjendet familja jote, mund ta kërkojë atë. Ka shumë rëndësi të tregosh mbi familjen tënde. Ka rëndësi t'i tregosh UDI-t mbi familjen tënde dhe se ku gjendet ajo. UDI mund ta kërkojë familjen tënde.

03 1. KUSH KA TË DREJTË PËR AZIL? Ke të drejtë për azil kur, nëse kthehesh në vendin tënd, ekziston rreziku që të të vrasin, të të torturojnë ose të ushtrojnë mbi ty dhunë të rëndë. Nuk ke të drejtë të marrësh strehim politik në Norvegji në qoftë se, në shtetin tënd, ka për ty vende të sigurta ose mund të të mbrojnë autoritetet e vendit Kriteret për të përftuar mbrojtje në Norvegji për azilkërkues të mitur pa shoqërues janë shpesh më pak të rrepta sesa ato për të rriturit. E drejta për mbrojtje përcaktohet nga marrëveshje ndërkombëtare të cilave Norvegjia është e detyruar t u përmbahet. 2. KUSH KA TË DREJTË PËR LEJE QËNDRIMI PËR ARSYE HUMANITARE? Nëse nuk ke të drejtë për mbrojtje, autoritetet do të shohin a i përmbush kushtet për leje qëndrimi të bazuar në arsye të forta humanitare apo në sajë të ndonjë lidhjeje të veçantë me Norvegjinë. 3. KUSH MUND TË MARRË LEJE QËNDRIMI TË KUFIZUAR? Nëse arsyeja e vetme për të cilën do të lejohesh të qëndrosh në Norvegji është fakti që UDI nuk di nëse, po të kthehesh në shtëpi, do të të ofrohet kujdesi i duhur, atëherë mund të marrësh një leje qëndrimi të kufizuar. Kjo gjë realizohet nëse ke moshë më të madhe se 16 vjeç në momentin e shqyrtimit të kërkesës sate nga ana e UDI-t. Leja e kufizuar e qëndrimit është e vlefshme deri në datëlindjen tënde të vitit të 18-të. Leja e kufizuar e qëndrimit nuk mund të ripërtërihet dhe nuk i jep të drejtën familjes sate të vijë në Norvegji. 4. CILI SHTET DO TA SHQYRTOJË KËRKESËN TËNDE? Jo të gjithëve atyre që kërkojnë strehim politik në Norvegji iu shqyrtohet kërkesa po aty. Marrëveshja e Dublinit parashikon bashkëpunimin mes shteteve evropiane në mënyrë që kërkesa e një azilkërkuesi të merret në shqyrtim vetëm në një prej vendeve të mbuluara nga marrëveshja. Nëse, përpara se të vije në Norvegji, ke bërë kërkesë për azil në një shtet tjetër evropian ose, nëse prindërit e tu apo persona të tjerë me përgjegjësi prindërore mbi ty gjenden në atë shtet, autoritetet norvegjeze mund të të transferojnë në mënyrë që kërkesa jote të shqyrtohet atje. Autoritetet norvegjeze mund ta gjejnë a ke bërë kërkesë për azil në vende të tjera duke u nisur p.sh. nga kontrolli i shenjave të tua të gishtërinjve.

04 Nëse autoritetet norvegjeze vendosin të të dërgojnë në një shtet tjetër evropian, ke të drejtë të ankohesh për këtë vendim dhe avvokati yt do të të ndihmojë. Nëse ke aplikuar për azil në një shtet tjetër evropian, mund të flasësh për këtë gjatë bisedimeve me NOAS-in në mënyrë që të marrësh më tepër informacione. 5. KUSH E MERR NË SHQYRTIM NË NORVEGJI KËRKESËN TËNDE PËR AZIL? Departamenti Norvegjez i Imigracionit (UDI) është pjesë e administrates shtetërore norvegjeze. Punonjësit e UDI-t do të të intervistojnë dhe vendosin nëse do të të jepet apo jo një leje qëndrimi. UDI i kushton shumë vëmendje çdo kërkese dhe e trajton secilën veçmas nga të tjerat. 6. ÇFARË NDODH KUR BËN KËRKESË PËR MBROJTJE? Regjistrohesh në polici si azilkërkues Në polici do të të bëjnë një fotografi e do të të marrin shenjat e gishtërinjve. Do të të bëjnë pyetje për të ditur se kush je e si ke ardhur në Norvegji. Nëse ke me vete një pasaportë apo dokumente tjera që tregojnë se kush je, është e rëndësishme t'i dorëzosh gjatë regjistrimit.

05 Transferohesh në një qendër pritjeje Pas regjistrimit do të të çojnë në një qendër pritjeje për azilkërkues të mitur pa shoqërues ku do të qëndrosh gjatë periudhës fillestare. Më vonë do të të çojnë në një tjetër qendër pritjeje. Nëse je më i vogël se 16 vjeç e nëse ka të ngjarë që do të qëndrosh në Norvegji për më tepër se 3 muaj, ke të drejtën dhe detyrimin të shkosh në shkollë. Nëse je me moshë nga 16 deri në 19 vjeç, mund të shkosh në shkollë por nuk je i detyruar për këtë. Ka rëndësi të flasësh me punonjësit e qendrës së pritjes për çdo gjë që të duket e vështirë. Ata do të të dëgjojnë e do të të ndihmojnë. Punonjësit e qendrës së pritjes janë përgjegjës për kujdesin tënd të përditshëm. Do të të bëhet kontrolli për tuberkuloz Gjatë ditëve të para në qendrën e pritjes do të të bëhen analizat për të parë nëse je me tuberkuloz. Të gjithë duhet ta bëjnë këtë. Nëse je me tuberkuloz, do të të japin mjekim. Nëse ke ndonjë problem të rëndë shëndetësor që ka nevojë për mjekim, duhet të flasësh për këtë me zyrën shëndetësore.

06 Organizata NOAS do të të japë informacione dhe udhëzime NOAS-i (Organizata Norvegjeze për Azilkërkuesit) do të shfaqë një film informues mbi procedurat për azil në një gjuhë që ti kupton mirë. Pasi të shohësh filmin, një punonjës i NOAS-it do të bisedojë me ty. Biseda do të jetë në një gjuhë që ti kupton mirë. Do të të jepen informacione mbi ç përfshihet në procedurat për kërkim azili si dhe mbi të drejtat e detyrimet e tua. Kjo bisedë do të të përgatisë për intervistën për azil. Ka rëndësi që të përfitosh nga kjo bisedë për të pyetur mbi gjithçka që do të dish përsa i përket kërkesës për mbrojtje. NOAS-i është një organizatë jo-qeveritare për të drejtat e njeriut që punon për të drejtat e azilkërkuesve në Norvegji. Punonjësit e NOAS-it kanë nënshkruar një marrëveshje për mbajtjen e fshehtësisë së sekretit professional. Kjo do të thotë që gjithçka për të cilën do të flasësh me ta nuk do t i thuhet UDI-t, policisë apo ndokujt tjetër. Pra, nuk duhet të kesh frikë t iu shpjegoni atyre me hollësi se përse ke nevojë për mbrojtje. Do të të caktohet një kujdestar Kujdestari yt është një i rritur i cili do të sigurojò që të ruhen të drejtat e tua. Kujdestari mund të marrë për ty vendime sikurse do të merrnin prindërit e tu nëse do të ishin bashkë me ty. Për sa kohë që je këtu pa prindërit apo pa persona që kujdesen për ty, ke të drejtë të kesh një kujdestar deri në datëlindjen tënde të 18-të. Kujdestari nuk punon për UDI-n. Kujdestari do të jetë i pranishëm gjatë intervistës që do të kesh me UDI-n. Nëse do të transferohesh në një qendër tjetër pritjeje, do të të caktohet një kujdestar tjetër. Do të të caktohet një avokat Avokati do të jetë një person që njeh mire ligjet norvegjeze dhe që do të të ndihmojë në kërkimin e azilit. Gjithkush që duket qartë që është më i vogël se 18 vjeç, përfton ndihmë ligjore falas përpara intervistës me UDI-n. Të tjerëve do t iu caktohet një avokat pas ekzaminimit të moshës apo pas intervistës së azilit. Do të merresh në intervistë nga UDI Intervista për azil është rasti më i rëndësishëm që të jepet për t ia shpjeguar UDI-t arsyen e kërkesës sate për mbrojtje dhe për të treguar se çfarë ke frikë se do të ndodhë nëse kthehesh në atdhe. Duhet të japësh një shpjegim të hollësishëm e të përpiktë të kësaj gjëje

07

08 Gjatë intervistës, duhet gjithashtu t iu tregosh punonjësve të UDI-t se kush je, të flasësh mbi familjen tënde dhe mbi udhëtimin për në Norvegji. Në intervistë do të jeni të pranishëm ti, një intervistues i UDI-t, kujdestari yt dhe një përkthyes. Përkthyesi vetëm do të përkthejë çfarë jeni duke i thënë njëi-tjetrit ti dhe intervistuesi dhe nuk i lejohet t u tregojë të tjerëve se çfarë pa apo dëgjoi gjatë intervistës. Ekzaminimi i moshës Në Norvegji, mosha jote është e rëndësishme nëse je duke kërkuar mbrojtje. Azilkërkuesit me më pak se 18 vjeç konsiderohen fëmijë dhe, pra, kanë të drejta më të gjera sesa të rriturit. Duke qenë që fëmijët me më pak se 18 vjeç, kanë të drejta më të gjera sesa të rriturit, disa të rritur thonë që janë më të vegjël se 18 vjeç. Ndërsa disa persona që kërkojnë azil nuk janë të sigurtë mbi moshën e tyre. Për këto arsye, UDI do të pyesë pothuajse çdo person që thotë se ka moshë nga 15 deri në 18 vjeç nëse është dakord t i nënshtrohet një ekzaminimi moshe. Ekzaminimi i moshës është një ekzaminim mjekësor që tregon me përafërsi sa vjeç je. Do të të jepen informacione të mëtejshme mbi çfarë përfshihet në këtë ekzaminim. UDI merr në konsideratë nëse ka gjëra të tjera që mund të ndihmojnë në përcaktimin e moshës sate, si karta e identitetit, çertifikata dhe informacione nga shtete të tjera. Është e rëndësishme të përpiqesh të sqarosh dyshimet mbi moshën dhe identitetin tënd. Ekzaminimi i moshës bëhet me vullnet të lirë. Nëse nuk dëshiron të ekzaminohesh, ka të ngjarë që të të konsiderojnë të rritur. Kjo do të ketë shumë rëndësi për kërkesën tënde. Nëse, me qëllim, thua një moshë të rreme, dhe UDI nuk të konsideron si nevojtar për mbrojtje në Norvegji do të dëbohesh. Dëbimi mund të çojë në moslejimin tënd për t u kthyer në Norvegji apo në shtete të tjera evropiane në të ardhmen. Nëse UDI përcakton që ke moshë më të madhe sesa 18 vjeç, nuk do të të caktohet një kujdestar apo një avokat. Do të të caktohet një avokat nëse kërkesa jote do të refuzohet.

09 PËRGJIGJJA QË MERR NGA UDI: leje qëndrimi ose refuzim kërkese Avokati yt do të të thotë nëse lejohet apo jo të qëndrosh në Norvegji. Nëse të jepet një leje qëndrimi, do të transferohesh për të jetuar në një komunë lokale të caktuar Punonjësit e qendrës së pritjes do të të japin informacione të mëtejshme mbi këtë gjë. Nëse do të të jepet një leje qëndrimi e kufizuar, do të transferohesh në një qendër tjetër pritjeje. Mund të paraqesësh ankesë për këtë leje qëndrimi. Avokati yt do të të ndihmojë për të bërë këtë gjë. Punonjësit e qendrës së pritjes do të të japin informacione të mëtejshme. Nëse kërkesa të refuzohet, mund të ankohesh Si rregull, mund të qëndrosh në Norvegji gjatë kohës që pret përgjigje për ankesën tënde. Avokati do të të ndihmojë të shkruash një letër ankese në mënyrë që autoritetet norvegjeze ta shqyrtojnë sërish kërkesën tënde për azil. Nëse edhe ankesa nuk të pranohet, duhet të kthehesh në vendin tënd Për udhëtimin tënd të kthimit mund të gjesh ndihmë pranë Organizatës Ndërkombëtare të Imigracionit (IOM). IOM-i mund të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe të të ndihmojë për të marrë dokumente udhëtimi. Punonjësit e qendrës së pritjes mund të të japin informacione të mëtejshme mbi këtë gjë.

10 NËSE DËSHIRON TË KTHEHESH NË VENDIN TEND, DO TË TË JEPET NDIHMË. Mund të të jepet ndihmë për t u kthyer në atdhe edhe përpara se të marrësh përgjigjen e UDI-t, gjatë kohës që pret të të shqyrtohet ankesa, ose pasi të është hedhur poshtë kërkesa për azil. Kujdestari duhet të jetë gjithashtu dakord me këtë vendim. IOM-i do të të ndihmojë për udhëtimin e kthimit. IOM-i mund të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe të të ndihmojë për të marrë dokumente udhëtimi. Mund të të jepen lekë nëse vendos të kthehesh me dëshirë në atdhe me ndihmën e IOM-it. Autoritetet norvegjeze kanë programe ri-integrimi për disa shtete. Nëse ekziston një program i tillë për vendin tënd, mund të të jepet mbështetje financiare gjatë kthimit në shtëpi. Mund ta diskutosh këtë çështje dhe të marrësh informacione të mëtejshme mbi kthimin në shtëpi nga punonjësit e qendrës së pritjes. Këshilla të rëndësishme për intervistën e azilit Shpjego hollësisht dhe jep detaje të shumta mbi arsyen që të shtyu të largohesh nga atdheu dhe nga se ke frikë nëse kthehesh mbrapa.

11 Përqendrohu mbi çfarë ke përjetuar ti vetë dhe çfarë do të ndodhte nëse do të duhej të ktheheshe në shtëpi. Jepu përgjigje të hollësishme dhe të përpikta pyetjeve mbi moshën tënde. Ji sa më i saktë të jetë e mundur. Nëse ke fëmijë me vete, jep hollësi mbi gjendjen e tyre dhe mbi atë që kanë përjetuar. Kërkoji intervistuesit të të shpjegojë gjërat që nuk kupton. Nëse ke dokumente me rëndësi për kërkesën për azil, duhet t i marrësh me vete në intervistë. Trego të vërtetën. Nëse jep informacione të rreme, kjo mund të bëjë që kërkesa të të hidhet poshtë. Gjithashtu mund të dëbohesh nga Norvegjia, gjë që mund të çojë, në të ardhmen, në moslejimin tënd për të hyrë në Norvegji dhe në shumicën e vendeve evropiane. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E TUA SI AZILKËRKUES Je i detyruar të bashkëpunosh për verifikimin e identitetit tënd Ka rëndësi që autoritetet norvegjeze të dine se kush je dhe ç moshë ke. Pra, ka rëndësi që të paraqesësh dokumente që vërtetojnë se kush je. Nëse je përndjekur nga autoritetet e vendit tend, autoritetet norvegjeze nuk do të ngulmojnë t i kontaktosh ato për të përftuar dokumente identifikimi. Nëse autoritetet norvegjeze kanë dyshime mbi identitetin tend, rrezikon që: të mos besohesh të zvogëlohen mundësitë që ke për të marrë leje qëndrimi të humbasësh të drejtat që ndryshe do të kishe të të jepet një leje qëndrimi e kufizuar Je i detyruar të japësh informacione të sakta Si azilkërkues, duhet të shpjegosh përse je duke kërkuar mbrojtje. Në këtë mënyrë, duhet të bësh të pamundurën që të japësh informacionet e nevojshme dhe që të bashkëpunosh tërësisht. Nuk ka rëndësi çfarë të kanë thënë të tjerët më pare për azilin (mbrojtjen), rëndësi ka që t iu shpjegosh autoriteteve norvegjeze arsyet e tanishme të kërkesës sate për azil. Dhënia e informacioneve të gënjeshtërta përbën një vepër të ndëshkueshme. Ajo mund të çojë gjithashtu në dëbim.

12 Mund të kesh të drejtë të punosh ndërkohë që kërkon azil Nëse je në gjendje të verifikosh identitetin tënd, zakonisht me anë të pasaportës, ke të drejtë të punosh gjatë kohës që kërkesa jote është duke u shqyrtuar. Kujdestari duhet të jetë dakord me këtë vendim dhe puna nuk duhet të bjerë ndesh me shkollimin tënd. Ke të drejtë për trajtim mjekësor Ke të drejtë për trajtimin e nevojshëm mjekësor gjatë kohës që je duke pritur përgjigje për kërkesën për azil. Zakonisht në Norvegji, çdo person mbi moshën 16 vjeç duhet të paguajë vetë një pjesë të shpenzimeve. Nëse ke nevojë për ndihmën e një psikologu, këtë shpenzim mund ta mbulojë UDI. Për më tepër informacione, lidhu me punonjësit e qendrës së pritjes. Nëse ke probleme të mëdha shëndetësore, duhet të vësh në dijeni UDI-n dhe kujdestarit tënd. Ke mundësi ta tërheqësh kërkesën për azil Mund ta tërheqësh kërkesën për azil kur të dëshirosh. Në atë rast, do të të ofrohet alternativa për t i bërë kërkesë IOM-it për ndihmë për kthimin në shtëpi. Dëshiron të të ndihmojnë për të kërkuar prindërit apo pjesëtarë të tjerë të familjes? Nëse dëshiron të të ndihmojnë për t u lidhur apo për të gjetur prindërit a pjesëtarë të tjerë të familjes, mund të kontaktosh punonjësit e ekipit të qendrës së pritjes. Kryqi i Kuq gjithashtu mund të të ndihmojë për të gjetur familjen tënde. ANGAZHIMI PËR MBAJTJEN E FSHEHTËSISË Policia, UDI dhe UNE-ja janë të angazhuara të ruajnë me besim fshehtësinë e informacioneve. Kjo do të thotë që nuk mund t ua japin informacionet mbi kërkesën tënde për azil, autoriteteve të vendit tënd. Gjithashtu nuk u lejohet t ua thonë ato që ti ke treguar, personave të tjerë që nuk kanë të bëjnë me kërkesën tënde për azil. Mosmbajtja e fshehtësisë së informacioneve të besuara përbën një vepër të ndëshkueshme. Si rrjedhojë, nuk duhet të kesh frikë të japësh shpjegime të hollësishme mbi arsyet që të shtyjnë të kërkosh mbrojtje. Gjithashtu, përkthyesi, avokati, pesoneli i shëndetësisë dhe NOAS-i i nënshtrohen detyrimit të ruajtjes së fshehtësisë së informacioneve të besuara. Kjo do të thotë që asgjë prej atyre që ju iu thoni, do t iu tregohet të tjerëve, as UDI-t, UNE-së apo policisë. Kjo broshurë u përpilua nga Organizata Norvegjeze për Azilkërkuesit (NOAS). NOAS është një organizatë jo-qeveritare për të drejtat e njeriut që iu ofron informacione dhe ndihmë ligjore azilkërkuesve.

13

14 ADRESAT NJËSIA E POLICISË PËR IMIGRACIONIN (POLITIETS UTLENDINGSENHET) Policia regjistron azilkërkuesit e posambërritur. Gjithashtu, ajo riatdheson azilkërkuesit të cilët nuk largohen vullnetarisht nga Norvegjia pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil. Adresa postare: Postboks 8102 Dep., 0032 Oslo, Norway Adresa për takime: Christian Kroghs gate 32, Oslo Telefon: +47 22 34 24 00, faks: +47 22 34 24 80 E-mail: pu@politiet.no DEPARTAMENTI NORVEGJEZ PËR IMIGRACIONIN (UDI) është një institucion qeveritar detyrat e të cilit përfshijnë shqyrtimin e kërkesave për azil, të vizave, të çështjeve të nënshtetësisë dhe të ribashkimit të familjeve. UDI gjithashtu është përgjegjës për qendrat e pritjes. Adresa postare: Postboks 8108 Dep., 0032 Oslo, Norway Adresa për takime: Hausmannsgate 21, Oslo Telefon: +47 23 35 15 00, faks: +47 23 35 15 01 Faqja në internet: www.udi.no, E-mail: ots@udi.no ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE E IMIGRACIONIT (IOM) Informacione për kthim vullnetar të asistuar Adresa postare: Postboks 8927 Youngstorget, 0028 Oslo Adresa për takime: Storgata 10a, kati 2 të, Oslo Telefon: +47 23 10 53 20, faks: +47 23 10 53 21 E-mail: osloreturn@iom.int Oraret e punës: Ditë jave: 10:00 15:00, Fund jave: mbyllur

15 KOMISIONI NORVEGJEZ I ANKESAVE PËR IMIGRACIONIN (UTLENDINGSNEMNDA UNE) është një organ administrativ me fuqi pothuaj gjyqësore për shqyrtimin e ankesave ndaj refuzimeve të UDI-t. Adresa postare: Postboks 8165 Dep., 0034 Oslo, Noway Adresa për takime: Stenersgate 1 B/C, Oslo Telefon: +47 21 08 50 00, faks: +47 21 08 50 01 Faqja internet: www.une.no, E-mail: postmottak@une.no KRYQI I KUQ NORVEGJEZ (NORGES RØDE KORS), shërbime gjetjeje, ndihmon në rikrijimin e kontakteve mes anëtarëve të humbur të familjeve në luftë, konflikte ose katastrofa. Kryqi i Kuq nuk ua jep të dhënat tuaja UDI-t apo të tjerëve. Shërbimi është falas. Adresa postare: Postboks 1 Grønland, 0133 Oslo Adresa për takime: Hausmannsgt. 7, Oslo Telefon: +47 22 05 40 00 Faqja internet: www.rodekors.no, E-mail: tracing@redcross.no

NOAS është një organizatë jo-qeveritare për të drejtat e njeriut që iu ofron informacione dhe ndihmë ligjore azilkërkuesve. Broshura përmban informacione të rëndësishme për azilkërkuesit që kërkojnë mbrojtje në Norvegji. Organizata Norvegjeze për Azilkërkuesit (NOAS) Adresa për takime: Torggata 22, 0183 Oslo, Norway Adresa postare: P.O. Box 8893 Youngstorget, NO-0028 Oslo, Norway Tel.: +47 22 36 56 60, Faks: +47 22 36 56 61 Faqja internet: www.noas.org, E-mail: noas@noas.org